“Miliona nxënës në Afrikën Lindore në rrezik për të braktisur shkollën”

Mos i humb

Organizata bamirëse “Save the Children” ka deklaruar se rreth 5 milionë fëmijë në të gjitha vendet e Afrikës Lindore rrezikojnë të braktisin shkollat për shkak të thatësirës dhe konfliktit.

Përmes një raporti të publikuar në faqen e saj zyrtare, organizata tha se 4.7 milionë fëmijë në shkollat e Sudanit të Jugut, Somalisë, Etiopisë dhe Kenias u prekën nga situata të tmerrshme në vendet e tyre.

“Nëse 12 mijë fëmijë braktisin shkollën çdo ditë këtë vit, ky rajon do të humbasë një brez të tërë fëmijësh, të cilët jo vetëm që nuk do të arrijnë potencialin e tyre, por do të përballen me rreziqe të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, tha David Wright, drejtor rajonal i organizatës, duke shtuar se asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë të drejtën për shkollim.

Raporti poashtu tha se fëmijët jashtë shkollës ishin të ekspozuar ndaj martesave të hershme, trafikimit dhe dhunës.

Në raport thuhet se rreth 21 milionë njerëz në Sudanin e Jugut, Somali, Etiopi dhe Kenia ballafaqohen me pasiguri ushqimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit