Milot-Balldre drejt anulimit/ Koncesionari nuk po siguron financime nga bankat

Mos i humb

SHBA, mbi 100 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 100.686, prej të cilëve 839 kanë humbur jetën në...

Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës mbahet në SIPA

Përveç Novaliç, mbrëmë u morën në pyetje dhe u shkarkua Drejtori i Drejtorisë Federale të Mbrojtjes Civile, Fahrudin Solak, si dhe drejtori...

Basha: Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike

Kreu i PD në një status në twitter thekson se “PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për...

Pandemia rrit shkallën e varfërisë në Kosovë

Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës, rënie...

Kontrata për ndërtimin me koncesion të rrugës Milot-Balldre u miratua në Kuvend pak javë më parë, por burime i thanë Top Channel se kjo kontratë do shkojë drejt anulimit të saj.

Arsyeja është se kontraktori nuk ka arritur të gjejë financimet për ndërtimin e rrugës, për të nisur punën është kërkuar të jepen kredi nga bankat duke paraqitur edhe kontratën e miratuar nga Kuvendi, por bankat janë treguar dyshuese në këtë drejtim. Ky qëndrim vjen edhe pas një klime aspak pozitive në lidhje me këtë koncesion të rrugëve.

Një vit më parë u zgjodh me garë kompania që do të ndërtonte këtë rrugë. Ajo ishte kompania ANK, me pronar të vetëm Agim Kolën, si fituesen e koncesionit me vlerë 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren. Pas përfundimit të tenderit, Ministria e Energjisë dhe kompania negocioi kontratën e cila kaloi në votim edhe në Kuvend.

Sipas kontratës, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet. Fillimisht, kostoja e rrugës Milot-Balldren ishte parashikuar 50% më e ulët por, 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u rrit në 161.5 milionë euro. Sipas ministrisë, arsyeja ishte ndryshimi i projektit të kësaj vepre, ku u përfshinë dhe ndërtimi i rrugëve dalëse dytësore.

Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zvicër: Prej sot lejohen tubimet me deri 30 persona

Në fundjavën e Rrëshajëve, pra, duke filluar nga sot, rregulli që ndalonte grumbullimin e më shumë se 5 personave, do t`i takojë...

Hajdari: Të punojmë pa pushim, të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrihet kompromisi

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende...

VV nis peticion për zgjedhje të reja, paralajmëron veprime në seancën e votimit të qeverisë

Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, ku kanë bërë të ditur hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin pas verdiktit...

Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si...

Maqedoni e Veriut, 5 të vdekur dhe 35 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan pesë raste të vdekjes nga virusi, me çka numri i...