Mimoza Ahmetaj: Liberalizimi përmbyllet këtë vit

Mos i humb

Pas dhënies së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian, vendimi për heqjen e vizave për Kosovën mund të merret brenda këtij viti nga Parlamenti Europian dhe nga Këshilli i Ministrave.

Të paktën kështu ka vlerësuar ish-ministrja e Integrimit Europian e cila ka thënë që nuk pret të ketë pengesa për liberalizimin e vizave nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ish-ministrja e Integrimit Europian, Mimoza Ahmetaj ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën nga institucionet e Bashkimit Europian mund të merret deri në fund të këtij viti.

Ajo në një intervistë për gazetën Zëri ka thënë se nuk pret të ketë ndonjë problem në këtë proces.

Ndërsa ka thënë po ashtu se duhet të vazhdohet lobimi në mënyrë që heqja e regjimit të vizave për Kosovën të mbështetet nga shtetet anëtare të BE-së.

Mes të tjerash, Ahmetaj ka folur edhe rreth procedurës vendimmarrëse dhe punës që duhet të bëjnë institucionet e Kosovës deri në vendimin për liberalizim të vizave.

 Si e vlerësoni rekomandimin e Komisionit Europian?

Ahmetaj: Rekomandimi është konfirmim i punës disavjeçare të institucioneve tona në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Kosova nga 95 kritere që i ka pasur tashmë i ka plotësuar të gjitha dhe ky rekomandim pozitiv do të jetë një vulosje e punës drejt përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit