Minatorët protestojnë në Bulqizë, pakënaqësi edhe ndaj sindikatave

Mos i humb

 

 

 

Javët e fundit në galeritë e minierave kanë humbur jetën 3 minatorë. Edhe pse i dalë në pension, 65-vjeçari Enver Koçi vazhdonte të punonte ende kur gjeti vdekjen më datë 20 mars.

 Një minator 57-vjeçar humbi jetën në Cerujë në Klos më 12 prill, ndërsa pak ditë më vonë 27-vjecari Anxhelo Shahini gjen vdekjen gjatë punës për vendosjen e eksplozivit për hapjen e një froni të ri pune në galeri.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, kolegët e tyre protestuan për më shume siguri ne pune dhe duke kerkuar statusin e minatorit. Zemërimi i tyre nuk është vetëm me institucionet por dhe me sindikatat e minatorëve të cilat i akuzojnë se i ka braktisur.

Konfederata e sindikatave te Shqiperise paralajmeron protesta nese statusi nuk u jepet deri më 1 maj.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit