Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në Moskë

Mos i humb

 

 

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se ministrat e jashtëm të shteteve garantuese të platformës së Astana-s, Turqia, Rusia dhe Irani, ditën e shtunë do të takohen në Moskë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, më 28 prill në Moskë do të takohet me homologun e tij rus, Sergey Lavrov dhe atë iranian, Javad Zarif.

“Në mbledhje do të trajtohen të gjitha aspektet e bashkëpunimit të realizuar në kuadër të mekanizmit të Astana-s dhe hapat që mund të merren pas kësaj”, thuhet në njoftim

Procesi i Astana-s për herë të parë ishte iniciuar nga tre shtete në janar të vitit 2017 në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me qëllim që të kontribuohet për zgjidhjen e krizës në Siri.

Çavuşoğlu, Lavrov dhe Zarif për herë të fundit ishin takuar më 15 mars në Astana në mbledhjen e ministrave të jashtëm me temë për Sirinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit