Ministri Beqaj tregon se a e mori pagën me rritje apo jo!

Mos i humb

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka konfirmuar se pagën e ka marrë pa rritje, pasi nuk i ka proceduar pagat me rritje që ka bërë Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj. Ky zyrtar i PDK- së tha se pagën me rritje nuk e ka marr, për shkak se ende është duke e konsultuar bazën ligjore të vendimit.

“Ne nuk kemi procedu. Jemi duke u konsultuar. Po e konsultojmë bazën ligjore”, ka thënë Beqaj, për Express, të shtunën.

Vendimi i Qeverisë është cilësuar si i kundërligjshëm edhe nga Agjencia Antikorrupsion, e cila ka paralajmëruar Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve që do të përfitojnë nga vendimi i Ramush Haradinajt për rritjen e pagave.

Ndërkohë, Kallëzim Penal ka bërë Lëvizja Vetëvendosje ndaj zyrtarëve të Qeverisë, që ikanë marrë pagat me rritje.

Gjykata Kushtetuese, në një interpretim për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave, kishte thënë se rritja duhet të ishte e bazuar në Ligjin e Buxhetit. I njëjti institucion nuk kishte gjetur fakte se vendimi ishte kundërligjkushtetues.

Kundër Ramush Haradinajt për marrjen e pagës me rritje, kanë dalë edhe katër ministra të tjerë. Tre nga PDK- ja e një nga AAK- ja.

Pos Bedri Hamzës i cili edhe javën e kaluar deklaroi se nuk do ta pranojë pagën me rritje, njësoj kanë vepruar edhe dy ministra tjerë të PDK’së në Qeveri. Ata janë, Abelard Tahiri e Besim Beqaj.

GazetaExpress merr vesh nga burime të sigurta në Ministrinë e Administratës Publike se katër ministrat e kësaj qeverie nuk e kanë proceduar listën e pagave në këtë ministri, rrjedhimisht pagat e tyre mbesin ashtu siç kane qenë.

Pagën me rritje ka refuzuar edhe Ministri i AAK- së, Rrustem Berisha. Këta ministra nuk i kanë dërguar listat e pagave, në Ministrinë e Administratës Publike, me rritje qysh ka vendosur Shefi i Qeverisë.

Në këtë mënyrë del se kundër vendimit të Haradinajt është të paktën edhe një zyrtar i lartë i AAK- së, për arsye ende të panjohura.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat kabinetit qeveritar. Vendimi u pezullua për disa muaj, derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 11 qershor se ai nuk është jokushtetues.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit