Ministri Bytyqi takohet me Haskukën: Do të bashkëpunojmë për ngritjen e cilësisë në sektorin e arsimit

Mos i humb

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka siguruar kreun e komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, se ministria që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtë në zgjidhjen e problemeve dhe ngritjen e cilësisë në sektorin e arsimit.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e arsimit, testin Pisa dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.

Bytyqi tha se MASHT për çdo çështje dhe problematikë janë të gatshëm të diskutojnë, për të ndryshuar gjendjen e arsimit në Kosovë. Ai tha se është një grup profesional duke shqyrtuar gjendjen e universiteteve në përgjithësi, përfshirë edhe atë në Prizren.

Bytyqi: Do të punojmë për ngritjen e cilësisë në shkolla.

“Konsideroj që DKA në Prizren udhëhiqet nga një person shumë profesional dhe identifikimi i problemit është goxha i lehtë nga kjo drejtori. Mundësia e bashkëpunimit me ministrinë do të jetë një mundësi shumë e afërt dhe e hapur, ndërsa mundësitë për t’i realizuar të gjitha gjërat që ka nevojë komuna e Prizrenit, shkollat që gjenden në Prizren do t’i shohim bazuar në limitet buxhetore që ne i kemi. Por, bashkëpunimi i afërt do të zgjidhë shumë probleme, veçanti konsideroj përveç infrastrukturës nëpër shkolla, do të bëjmë një punë të madhe në mënyrën e qasjes së ngritjes së cilësisë në shkolla”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj, ka folur rreth gjendjes në sektorin e arsimit në këtë komunë, duke thënë se ka disa shkolla për të cilat ka nevojë të ketë intervenime për të sanuar gjendjen jo të mirë në infrastrukturë.

Haskukaj: Të kemi ambiente më të mira në shkollat në Prizren

“Së bashku me drejtorin e Arsimit kërkuam pak intervenime në disa shkolla të Prizrenit, të cilat kanë nevojë për renovim si për shembull gjimnazi “Gjon Buzuku”. Momentalisht është në gjendje shumë të keqe në aspektin e infrastrukturës dhe besoj që në të ardhmen do të shikojmë bashkërisht që të kemi ambiente më të mira në shkollat në Prizren”, tha ai.

Për më tepër kreu i komunës së Prizrenit shprehu besimin se Drejtoria e Arsimit të kësaj komune do të punojë në realizimin e objektivave për ngritjen e cilësisë në arsim, ku parashihen edhe trajnime për mësimdhënës, në mënyrë që në fund të mandatit kjo drejtori të jetë një nga drejtoritë më të suksesshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit