Ministri Çavusoglu bisedë telefonike me homologun rus

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, bëhet e ditur se Çavusoglu sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus.

Dy homologët kanë diskutuar për përgatitjet rreth samitit që do të fillojë sot në Soçi me temë Sirinë si dhe për çështjet në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy homologët këtë muaj kanë zhvilluar 5 biseda telefonike dhe janë takuar një herë në Antalya të Turqisë për të diskutuar për çështje të ndryshme mes dy vendeve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit