Ministri Dimitrov takohet me një delegacion të BE-së

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot realizoi takim me Jean – Cristoph Belliard, zv/sekretar i Shërbimit për Punë të Jashtme në BE (EEAS).

Takimi është mbajtur në kuadër të mbledhjes së drejtorëve politik për çështje evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, nikoqir i së cilës ishte Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë, theksi i bisedimeve është vënë mbi perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të rajonit, në vigjilje të shpalljes së strategjisë së presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, për zgjerimin e BE-së në muajin shkurt, raportet e KE-së për përparimin e vendeve në prill të vitit 2018 dhe samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje gjatë kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së (maj të vitit 2018).

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Dimitrov, njoftoi bashkëfolësin me arritjet e Republikës së Maqedonisë në implementimin e reformës së brendshme dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Edhe përkundër sfidave të përditshme, jam i inkurajuar nga ritmi reformues në pjesën e sektorëve kyç në rrugën tuaj evropiane. E shfrytëzuam krizën për t’u rritur dhe para nesh është perspektiva që nuk guxojmë ta lëshojmë. Kemi mundësi për të ecur me seriozitet”, theksoi ministri Dimitrov.

Në mënyrë shtesë, ministri Dimitrov u përqendrua edhe në planet dhe pritjet e Qeverisë së Maqedonisë për periudhën e ardhshme. Ai theksoi nevojën e mbështetjes për Maqedoninë nga ana e liderëve, institucioneve, si dhe nga shtetet anëtare, me qëllim të arritjes së përpjekjeve për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim në BE, informojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit