Ministri francez në Irak në bisedime për rindërtimin e vendit

Mos i humb

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka arritur në kryeqytetin irakian Bagdad për bisedime lidhur me rindërtimin e vendit pas mposhtjes së organizatës terroriste DEASH.

Diplomati francez u mirëprit në Aeropotin Ndërkombëtar të Bagdadit nga ministri i Jashtëm irakian, Ibrahim al-Jaafari.

“Bisedimet midis Le Drian dhe zyrtarëve të Irakut do të përqëndrohen në rindërtimin e territorit të Irakut të rimarrë nga DEASH-i”, tha për AA një burim në Ministrinë e Jashtme të Irakut.

Një konferencë tre-ditore e donatorëve për rindërtimin e Irakut hapet sot në Kuvajt.

Rreth 2.300 kompani nga 70 vende pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Iraku synon të sigurojë investime me vlerë prej 100 miliardë dollarësh për rindërtimin e infrastrukturës së saj në epokën pas-DEASH./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit