Ministri Gashi priti në takim komandantin e KFOR-it

Mos i humb

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bejtush Gashi priti komandantin e KFOR-it.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i cili me këtë rast e uroi për detyrën e re ministrit të Punëve të Brendshme.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile. Në këtë takim u vlerësua edhe bashkëpunimi i mirë mes Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Në këtë takim u bisedua edhe për ushtrimin e përbashkët që është duke u zhvilluar në mes Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe institucioneve tjera. Ushtrimi “Shpata e Argjende” ka filluar dje dhe do të zgjasë rreth dhjetë ditë dhe po bëhet me qëllim të koordinimit e reagimit për mbështetjen e njësive për menaxhimin e situatave emergjente, që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatave dhe situatave tjera./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit