Ministri i FSK-së thotë se Jasharajt janë frymëzim për të ardhmen

Mos i humb

Për nder të ditës së dytë të Epopesë së UÇK-së në kompleksin memorial në Prekaz kanë filluar homazhet nga qytetarë dhe personalitete të jetës politike.

Në mesin e tyre ishte edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha,i cili së bashku me anëtarë tjerë të FSK-së ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Ata vizituan edhe familjen Jashari ku u pritën nga Rifat Jashari. Berisha tha se këto ditë të vështira që kaluan familja Jashari dhe populli shqiptar janë frymëzim për të punuar të gjitha institucionet. Ministri shpreson se në çdo përvjetor do të vijnë në raporte të mira për qytetarët e Kosovës. “Patëm dëshirë të jemi pjesë e kësaj ceremonie, pjesë e përballimit e këtyre ditëve të vështira që i kanë pasur sepse siç e dimë kanë pasur ditë të vështira për familjen Jasharaj dhe gjithë popullin shqiptar.

Kemi pas dëshirë të jemi pjesë e kësaj, është një frymëzim për të gjithë ne që të vazhdojmë me punën tonë drejt forcimit të shtetit tonë, institucioneve shtetërore, institucioneve të sigurisë dhe mendoj që çdo herë e më shumë do të vijmë me vlera raportuese në çdo përvjetor në të mirë të gjithë qytetarëve”, tha Berisha. Mëngjesin e sotëm homazhe në Prekaz bëri edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Ndërsa në ora 17:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri. Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj./ 21Media

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit