Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë vizitë në Libi

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Yaşar Güler kanë mbërritur në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, për të ekzaminuar në vend aktivitetet e zhvilluara në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit për sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve, (AA).

Me rastin e vizitës së Akar dhe Güler u organizua një ceremoni ushtarake në aeroportin Mitiga.

Zyrtarët turq u pritën nga zëvendësministri i Mbrojtjes së Libisë, Salahaddin Abdullah an-Namrush, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mohammad ash-Sharif, komandanti i Forcave Detare, Abdulhakim Abuhalia si dhe ambasadori turk në vend, Serhat Aksen dhe zyrtarë të tjerë turq dhe libianë.

Pas ceremonisë Akar dhe Güler vizituan komandën e krijuar në kuadër të memorandumit mdisi dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit