Ministri Ismajli jep lajmin e mirë për të gjitha ata që presin për stenta

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se nga sot është hequr krejtësisht lista e pritjes së pacientëve për stentim.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se “pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent”.

Më poshtë statusi i plotë i Uran Ismailit:

Pas disa muajve punë intensive, lëshimi 24 orë në 7 shtatë ditë të javës i shërbimit për kujdesin e zemrës dhe stentim në QKUK, ka dhënë rezultatet e saj.

Sot u njoftova se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim. Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent.

Nga janari i vitit 2018, janë realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime. Ngadalë do t’i heqim listat e pritjes nëpër spitalet dhe klinikat tona, dhe qytetarët do të marrin trajtimet e kërkuara në kohën e duhur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit