Ministri Ismajli ligjvënësve: Mos prisni ‘mrekulli’ për gjashtë muaj!

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka raportuar në Komisionin Kuvendar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mungesën e barnave esenciale  dhe procesin e revidimit të Listës Esenciale të Barnave në institucionet publike shëndetësore.

Me këtë rast, ministri  i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka dhënë detaje për procesin e revidimit të Listës Esenciale të Barnave për QKUK-në dhe institucionet tjera shëndetësore publike, meqë kjo edhe ka qenë kërkesa e anëtarëve të komisionit.

Ministri Ismajli, ka përshkruar procesin  dhe rrjedhën e tij, ndërsa ka konfirmuar se Lista Esenciale nuk mund të kompletohet para gjashtë muajve. Sipas tij, problemet në revidimin e saj  janë të dukshme, meqë kjo listë nuk është reviduar qysh nga viti 2012.

“Ky proces kryhet kur kalon nëpër të gjitha fazat. Sado që duam të ngutemi, ne nuk mund të bëjmë asgjë më shpejtë sepse kjo listë është duke u proceduar në mënyrë profesionale dhe janë për rishikim mbi 280 dosje. Një proces që nuk ka ndodhë prej 2012, mos prisni të bëhet për 6 muaj”, tha ministri Ismajli.

Megjithatë, Ismajli u ka premtuar ligjvënësve se një listë preliminare e barnave esenciale do të jetë gati në fund të vitit.

Për më tepër Ismaili u shprehë të ketë me seriozitet çështjen e mungesës së barnave, ndërsa theksoi se derisa ai të menaxhojë me ministrinë nuk do të lejojë deformimin e Listës Esenciale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit