Ministri izraelit i Mbrojtjes: Prioriteti duhet të jetë lufta kundër koronavirusit, jo aneksimi

Mos i humb

Gantz sot priti Avi Berkowitz, këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe ambasadorin amerikan në Izrael, David Friedman, ndërsa tema kryesore e bisedimeve ka qenë plani i qeverisë izraelite që nga 1 korriku të përshpejtojë implementimin e aneksimit të Luginës së Jordanit dhe ndërtimin ilegal të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndonëse treshja nuk u adresua gazetarëve pas takimit, mediat izraelite transmetojnë se Gantz bashkëfolësve u tha se implementimi i planit të aneksimit nuk është patjetër të fillojë më 1 korrik, porse mund të prolongohet për një periudhë tjetër.

Burimet e njëjta lajmërojnë se Gantz tha se prioriteti aktual është lufta kundër koronavirusit, e jo aneksimi.

Berkowitz gjithashtu është planifikuar të takohet pasdite me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili vazhdimisht ka thënë se dëshiron që zbatimi i planit të aneksimit të fillojë më 1 korrik.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump pretendohet se u ka thënë partnerëve të koalicionit në qeverinë izraelite Netanyahu dhe Gantz për të zgjidhur mosmarrëveshjet për datën e fillimit të zbatimit të aneksimit dhe se vetëm atëherë do të marrin mbështetjen e SHBA-ve për këtë veprim.

Me koronavirus në Izrael janë infektuar 23.989 persona, ndërsa si pasojë e infektimit kanë vdekur 319 pacientë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit