Ministri kanadez poston fotografi me Malalën, por këtu ka një hipokrizi!

Mos i humb

Ministri i Arsimit i rajonit kanadez Quebec, Jean-Francois Roberge, po akuzohet në rrjete sociale për shfaqjen e një “hipokrizie të turpshme” pasi ka postuar një fotografi në mediat sociale së bashku me fituesen e Çmimit Nobel të Paqes, Malala Yousafzai.

Roberge kishte postuar një fotografi të tij me aktivisten e re, ku ai përshkroi takimin e tyre dhe tematikën për “akses në arsim dhe zhvillim ndërkombëtar”.

Por kur një ndjekës në Twitter e pyeti Ministrin nëse Malala Yousufzai do të pranohej si mësimdhënëse në shkollat e vendit, përgjigja e tij ishte dyfytyrëshe.

“Do të ishte nder për ne, por nuk mund t’a mbaj shaminë, si në cilindo vend tolerant”, tha ministri i cili solli ligjin që ndalon petkun fetar të mësimdhënësve.  Menjëherë, ndaj tij krisën reagimet për dyfytyrësinë. Si mund të postohet fotografi me një muslimane me shami, teksa një muaj më parë ua ndaloi atyre praktikimin e punës?  /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit