Ministri Reçica bënë thirrje: Ka vende të lira pune, paraqituni!

Mos i humb

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka përsëritur edhe njëherë se prioritet i ministrisë që ai drejton është rritja e punësimit, e sidomos te të rinjtë e gratë.

Pas takimit që ka pasur me Zyrat e Punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional, Reçica, në një postim në Facebook, ka thënë se punësimi i të rinjve dhe grave duhet të bëhet përmes shërbimeve cilësore të punësimit.

Ai ka kërkuar nga kjo zyre që të angazhohen që të gjithë ata që janë të papunë t`i shtyjnë të regjistrohen si punëkërkues në mënyrë që të iu ndihmojnë si ndërmjetësues për të gjetur një vend pune.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Mora pjesë sot në takimin me Zyrat e Punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional ku diskutuam për Planin e Punës për këtë vit. Punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave është mision dhe prioritet i yni të cilin duhet ta shtyjmë para dhe kjo garantohet nëpërmjet shërbimeve cilësore të punësimit.

Masat aktive të tregut të punës dhe ndërmjetësimi janë të rëndësishme dhe efektive jo vetëm për vendin tonë, por shumë vende të BE-së janë duke zhvilluar politika aktive të tregut të punës, pikërisht për shkak të rritjes së papunësisë afatgjate në vendet e tyre.

Kërkova nga përfaqësuesit e Zyrave të Punësimit dhe Aftësimit Profesional që të jenë sa më afër qytetarëve, ti inkurajojnë të papunët për t’u regjistruar si punëkërkues në mënyrë që të luftojmë inaktivitetin në vend, si dhe të punojnë fort në koordinim dhe ndërmjetësim në punësim, në mënyrë që të kemi rezultate konkrete deri te punësimi i këtyre punëkërkuesve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit