Ministri Reçica në Portugali, interesohet për aftësimin profesional

Mos i humb

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, gjendet në një vizitë zyrtare në Portugali ku është takuar me homologun e tij portugez, Jose Vieira da Silva.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit me homologun portugez e ka informuar këtë të fundit për problemet sociale me të cilat përballet vendi si dhe është interesuar për sistemin e aftësimit profesional atje.

“Ministrin e njoftova rreth sfidave me të cilat Kosova përballet sa i përket papunësisë si dhe përpjekjeve tona për rritje të punësimit dhe fuqizim të aftësimit profesional. Nga homologu im u njoftova rreth sistemit të avancuar të aftësimit dhe ri-aftësimit profesional në Portugali”.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të përvetësojë nga Portugalia praktikat më të mira sa i përket punësimit, aftësimit dhe ri-aftësimit profesional andaj kërkova që ta konkretizojmë bashkëpunimin nëpërmjet një marrëveshje bilaterale për çka morra premtime dhe gatishmërinë për një gjë të tillë”, ka shkruar Reçica.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit