Ministri saudit: reagimi për vrasjen e Khashoggi, një histeri globale!

Mos i humb

 

Ministri i jashtëm saudit. Adel al-Jubeir e quajti reagimin globale kundër vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi si “histerike”, duke thënë se hetimi do të marrë kohë dhe se faktet duhet të përcaktohen ndërsa procesi vazhdon.

“Kjo gjë është bërë histerike”, tha Jubeir.

Sipas tij, mbreti saudit “deklaroi qartë se përgjegjësit do të silleshin para drejtësisë”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në samitin rajonal në Bahrein, Jubeir e përshkroi marrëdhënien e Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara si “të blinduar”, edhe pse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis më herët ka thënë se vrasja “minon stabilitetin rajonal”.

Ai shtoi se agjencitë e zbatimit të ligjit saudit në Turqi po punojnë së bashku me homologët turq, dhe se vrasësit do të ndiqen penalisht në Arabinë Saudite.

Komentet vijnë një ditë pasi Turqia njoftoi planet për të kërkuar ekstradimin e 18 personave të dyshuar për vrasjen e Khashoggi. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit