Ministri Sefaj: Rasti i Gashit është në duar të Policisë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se debati që po bëhen në Kuvend lidhur me gjuajtjen me armë të zv/kryeministrit Gashi, është përzierje në sistemin e drejtësisë.

Sefaj thotë se Policia e ka kryer detyrën dhe janë proceduar të gjitha veprimet e nevojshme të këtij rasti e tani lënda është në duart e prokurorisë.

“Policia ka kryer detyrën e vet ka proceduar të gjitha veprimet, lënda ne duar të prokurorisë, të gjithë ata që kanë marr pjesë duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë pastaj nga ai politik”, tha ai.

Sipas tij, kjo temë nuk duhet të trajtohet me terminologji folklorike se në raste të tilla ka pasur edhe viktima./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit