Ministri serb i mbrojtjes i “ankohet” BE-së për Ushtrinë e Kosovës

Mos i humb

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është e papranueshme për Serbinë dhe se duhet respektuar Rezoluta 1244. Këto komente ai i bëri, gjatë takimit me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Samom Fabrici, shkruan gazeta serbe Danas.

Për më tepër, siç shkruan kjo gazetë, Vulin ka thënë se Serbia kërkon respektimin e dispozitave të Rezolutës 1244, dhe se KFOR-i është më përgjegjësi për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në territorin e Kosovës.

Ndryshe, ka deklaruar Vulin se Serbia është e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit