Ministri serb: Serbia s’ka fuqi reale në Kosovë

Mos i humb

Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Serbi, Rasim Lajiç, është shprehur se pozita e Serbisë në çështjen e Kosovës nuk është e mirë, mirëpo është e sigurt se zgjidhja pa Serbinë nuk bëhet.

Sipas tij, “të gjithë e dimë se pozicioni negociues i Serbisë nuk është i madh dhe se se Serbia nuk ka fuqi reale në Kosovë”.

Lajiç shtoi se Serbia këmbëngul për një zgjidhje kompromisi, pasi çdo zgjidhje e njëanshme do ta vazhdonte problemin në përjetësi, Vecernje Novosti.

Ndryshe, dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën e fundit, javën e kaluar është zhvilluar takimi i parë në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Shefes së Lartë të BE-së, Federica Mogherini./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit