Ministri serb u ndalua të hynte në Kosovë, reagon Vuçiç: Është një shenjë dobësie e Prishtinës

Mos i humb

SERBI– Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës një ditë më parë i ka ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Arsimit të Serbisë, Mlladen Sarceviç. Lidhur me ndalimin e hyrjes së ministrit, ka reaguar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili e ka konsideruar vendimin si shenjë dobësie të Prishtinës zyrtare.

“Është gjithmonë një shenjë dobësie kur përpiqesh t’ia ndalosh dikujt të futet në një territor për shkak të problemeve politike”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera, Vuçiç është shprehur se nervozizmi politik i Kosovës është i vazhdueshëm dhe shkakton gjithmonë konflikte. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka sqaruar se janë duke shqyrtuar nëse do ta lejojnë vizitën e Sareviç, duke marrë parasysh edhe ndërhyrjet e ndërkombëtarëve. 

Sipas mediave të Kosovës, ministrit serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë për shkak të vazhdimit të fushatës së Serbisë për mosnjohje të pavarësisë nga shtete të ndryshme të botës. Mësohet se Mladen Sharçeviç, do të vizitonte një institucion arsimor në veri të Mitrovicës. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit