Ministri Tahiri përplaset me shefin e tij për taksën

Mos i humb

Taksa 100 për qind ka krijuar sot një lloj përplasje në kabinetin qeveritarë. Ishte ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri që njihet ndryshe edhe si një nga ministrat që ka afërsi me presidentin Thaçi, paralajmëroj votë kundër për lirimin nga taksa 100 për qind e mallrave që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, para marrjes së vendimit për taksën.

Tahiri i bëri me dije shefit të tij, Ramush Haradinaj se ky vendimi i taksës është  politik dhe se çdo lëvizje tjetër mund të keqpërdoret.

“Çdo vendim i prekjes për taksën është i gabuar, ne duhet të qëndrojmë në atë vendim, sepse çdo lëvizje mund të keqpërdoret. Vota ime do të jetë kundër. Ky është një vendim politik i ynë dhe si vendim i tillë unë mendoj që duhet me mbet i tillë. Ju vendosni si të doni kryeministër”, tha Tahiri.

E këtu pati ndërhyrje nga zv kryeministri nga radhët e NISMA- së Fatmir Limaj i cili kërkoj nga dogana e Kosovës informacion se sa është sasia e mallit që ka hy në Koasovë deri në  datën e  vendosjes së taksës që kanë mbetur pa u doganuar.

Këto reagime  brenda kabinetit qeveritar, detyruan kryeministrin e  Kosovës Ramush Haradinaj që të shtyjë për mbledhjen e radhës shqyrtimin e propozim vendimit lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës, para vendosjes se taksës 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina e të cilat nuk kanë qenë të doganuar.

“Ndoshta edhe keni të drejtë  nuk duhet të votojmë paushall, pa informacione” tha kryeministri Haradinaj .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit