Ministri Tahiri tregon arsyen e rritjes së pagave

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Albelard Tahiri ka deklaruar se Kosova tashmë ka arritur të ketë ligjin në bashkëpunim me ndërkombëtarët, i cili do ta kursej buxhetin e Kosovës.

“Kemi parë raste kur zyrtarëve iu shkonin paga në 22 mijë euro dhe ka pasur rroga që shkonte deri në 30 mijë euro”, kështu është shprehur ministri Tahiri, në tryezën e organizuar nga koalicioni i OJQ-ve në kuadër të Javës së Korrupsionit, i cili ka thënë se rritja e pagave të zyrtarëve ka ndodhur për shkak të mungesës së një politike  të qartë, e që tani siç tha ai kemi politikë të re e më të fuqishme dhe se nuk do të ndodhin gjëra të tilla.

Më tutje Tahiri ka shtuar se do të merren masat e nevojshme për t’i definuar në mënyrë të qartë deklarimet e pasurisë që më vonë te kemi vlerësime të sakta për kompensim të tyre .

“13 prej të gjitha projektligjeve që kam dërguar në Kuvend tashmë janë miratuar. Bashkë me partnerët ndërkombëtarë, kemi arritë ta kemi një ligj që në masë të madhe kursen buxhetin e Kosovës. Kemi parë raste kur zyrtarëve iu shkonin paga në 22 mijë euro dhe ka pasur rroga që shkonte deri në 30 mijë euro. E kemi pasë një situatë të tillë si mungesë e një politike të qartë. Mendoj që tash e kemi një politikë të re në fuqi. Jemi në një proces tepër të rëndësishëm kur do ta definojmë qartë deklarimin e zyrtarëve të lartë për pasurinë. Jemi duke e shikuar numrin e njerëzve që e deklarojnë atë pasuri dhe pastaj të kemi vleresim të qartë se ku mund të kompensohen “, u shpreh ministri Tahiri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit