Ministri Yagcilar premton se Ligji për pagat do të bëhet në qershor

Mos i humb

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar raportoi në komisionin për Integrime Evropiane, sa i përket përmbushjes se obligimeve në kuadër të agjendës evropiane, raporton Kosova Post.

Kryetarja e komisionit, Blerta Deliu, pyeti ministrin se kur do të bëhet kategorizimi i pagave, si dhe kur do të ndodhin reformat në administratë që janë paraparë për vitin e kaluar.

“Në vitin e kaluar ministria ka planifikuar që t’i përfundojë reformat në administratë por që nuk ndodhi. Çështja e pagave të zyrtarëve të lartë, na është kërku që të sjellet ligji për paga që dy herë ka qenë në Kuvend por nuk kemi arritë një zgjidhje , kur do të bëhet kategorizimi i pagave”, tha Deliu.

Ministri Yagcilar theksoi se pakoja e ligjeve do të përgaditet në qershor të këtij viti e cila përmban: ligjin për paga, për modernizimin e administratës publike si dhe ligjin për shërbyesit civil.

“Këtë vit administrata nuk është në kriteret e integrimeve evropiane por premtohet të jetë një administratë që t’i zbatojë të gjitha ato direktivat. Ministria e Amdinistratës është duke hartuar edhe me ministrië e tjera strategji të nevojshëm për modernizimin e administratës. Koordinimin dhe zhvillimin i politikave në administratë , është përgjegjës zyra e kryeministrit dhe Ministria e Financave është përgjegjës për fushën e menaxhimit të financave publike”, tha Yagcilar.

“Aspekti i parimeve të Administraës Publike, reformave e kemi obligim të zbatojmë planin e veprimit të adminitratës publike. Sigma është duke monitoruar zbatimin e strtegjisë së modernizimit të administras publike, më 20 mars do kemi. raportin për gjendjen në administratë krahasim me vendet e tjera. Ky raport përfshin Sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore, për cështjen e dhënave të hapura, dhe cështje për ofrimin e cështjeve publike”.

Ilir Deda, nga Alternativa, pyeti ministrin për kategorizimin e vendeve të punës, pasi që sipas tij nuk mund të kalojë ligji për paga nëse kategorizimi i vendeve të punës nuk ekziston.

“Ju jeni në proces të kategorizimit të vendeve të punës, shërbyesëve. Para se me ardh me ligj për paga a duhet me u përfundu këtë proces që ka fillu që një kohë, nëse po kur po mendoni që do përfundojë ky unifikim i titujve për paga”, tha Deda.

Yagcilar tha se kategorizimi është bërë por që pjesa financiare nuk është zbatuar asnjëherë.

“Ligji për pagat është bërë për të gjithë përfituesit, 80 mijë njerëz, zyrtarë në arsim univeritet, polici, dogana. Çdo kush që fiton pagën nga buxheti i Kosovës do të jetë në këtë ligj, do kalojmë të punojmë në këtë ligj nuk do të ketë vetëm për shërbyesit civil por për të gjitha fushat që përfshihen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Shërbyesit civil përfshijnë, 18 mijë njerëz. Ligji është aprovuar në 2010, por është bërë kategorizimi i vendeve të punës”, shtoi Yagcilar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit