Ministria e Jashtme: Do të ndërmarrim hapat ligjor për bllokimin nga Presidenti për çështjen e tërheqjes së ambasadorëve

Mos i humb

Më 3 qershor bëhen dy muaj prej kur Glauk Konjufca si ministër i Jashtëm kishte kërkuar tërheqjen e shtatë ambasadorëve kosovarë nga misioni diplomatik.

Por prej atëherë kjo çështje ka mbetur në dorën e Presidentit Hashim Thaçi.

Kreshnik Ahmeti, këshilltar i Konjufcës, ka thënë për Klan Kosova se janë duke shqyrtuar ndërmarrjen e hapave ligjor në këtë drejtim.

“Propozimet e Ministrit Konjufca për kthimin e shefave të misioneve diplomatike të caktuar nëpërmjet çelësit politik, e të cilët janë në një mandat të dytë i cili është i ndaluar ligjërisht, janë dërguar para më shumë se dy muajve tek Presidenti”, është shprehur Ahmeti.

“Deri më sot, nuk është ndërmarrë asnjë veprim për trajtimin e këtyre propozimeve dhe kjo neglizhencë nga Presidenti bën që të vazhdohet shkelja ligjore në këto raste”.

Sipas tij përveç mandatit të jashtëligjshëm, mosndërprerja e këtyre mandatave e mirëmban edhe një shkelje tjetër ligjore.

“Është fakti që rreth 75% e shefave të misioneve janë të caktuar politikisht, përderisa ligjërisht nuk është e lejuar që politikisht të caktohen më shumë se 50%”.

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit që të mos e pengojë kthimin e ligjshmërisë në Shërbimin e Jashtëm dhe të bashkëpunojë për ndërtimin e një përfaqësimi sa më profesional dhe dinjitoz të Republikës së Kosovës nëpërmjet misioneve të saj diplomatike. Gjithashtu, ne jemi duke shqyrtuar hapat ligjor të cilat do t’i ndërmarrim për ta tejkaluar këtë bllokim nga Presidenti”.

Ambasadorët tërheqjen e të cilëve e kishte kërkuar Konjufca janë: Vlora Çitaku, Edon Cana, Lirim Greicevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

Për këtë çështje klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe në Presidencë, por nga dje nuk ka pranuar përgjigjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit