Ministria e Jashtme kineze: Këto janë masat që duhen ndjekur për ata që duan të ikin nga Kina

Mos i humb

Koronavirusi/ Shtohen masat në pikën doganore të Kapshticës

Në një kohë kur koronavirusi duket se po përfshin me shpejtësi mbarë globin, një shtim masash vihet re në Kapshticë.

Kinë, tek të sëmurët e trajtuar vërehet sërish koronavirusi i ri

Në kryeqytetin Chengdu të rajonit Sichuan të Kinës, tek një i sëmurë që kishte përfunduar trajtimin është vërejtur sërish koronavirusi i ri...

Këto janë ushqimet më të këqija për shëndetin e dhëmbëve

A e dinit se ushqimet që konsumoni luajnë një rol kyç në buzëqeshjen tuaj të bardhë e plot shëndet?

Jep dorëheqje kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, ka deponuar dorëheqjen e tij deri te mbreti i vendit, kanë bërë të ditur nga zyra e...

Janë plot 81 vdekje deri më tani si pasojë e coronavirusit në Kinës. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, këto shifra vijnë nga përfaqësuesve të MPJ kineze, e cila po ashtu bën me dije se janë 2823 raste të konfirmuara, 5794 raste të dyshuara dhe 58 të rikuperuar.

Nisur nga situata e epidemisë, MPJ kineze vë theksin të rregullat e forta administrativo-shëndetësore që duhet të ndiqen pas kësaj situate nga të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë në Kinë.

Nga ana tjetër, zyrtarët kinezë bënë me dije se, disa vende kanë kërkuar evakuimin e shtetasve të tyre përmes avionëve “charter”, por, sipas tyre, në këtë situatë, ky hap nuk është i nevojshëm dhe nuk rekomandohet nga pala kineze.

Në raste të tilla duhet të ndiqen të gjitha rregullat ndërkombëtare si dhe rregullat e masave parandaluese të vendosura nga autoritetet kineze, që, sipas tyre, po zbatojnë një sërë procedurash te komplikuara që nga lejet e fluturimeve, etj.

Sipas përfaqësuesve të MPJ kineze, çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, duhet t`i nënshtrohet një karantine 14 ditore, para se të lëvizë lirshëm.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin më të lartë të rasteve me 1,423 të konfirmuara, 47 të rikuperuara dhe 76 vdekje.

Të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë, niveli më i lartë i emergjencës. Ndërkohë, përveç Kinës dhe vendeve fqinje, virusi tashmë ka kaluar edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Evropën.

Nisur nga kjo situatë dhe nga fakti që një numër shqiptarësh studiojnë, punojnë dhe jetojnë atje, ambasada shqiptare në Pekin është duke ndjekur me vëmendjen maksimale situatën dhe është në kontakt të vazhduar me ta.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë të mbajë të informuar qytetarët për zhvillimet e situatës./oranews

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e...

Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit...

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Thaci ka treguar...