Ministrja Balluku, në kantierin e Rrugës së Arbrit: këtu gjithçka ok!

Mos i humb

Belinda Balluku, Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka inspektuar punimet që po kryhen në Rrugën e Arbrit, duke u ndalur në kantierin e urës së Vashës, e cila lidh tunelet T5 dhe T6. Kjo është hera e parë që ajo zbret në terrenin e një vepre infrastrukturore, ku deklaroi se “Rruga e Arbrit është një vepër shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës”.

“Gjëja më e rëndësishme është që duhet të përfundojë në kohë, duhet të përfundojë me cilësi. Koncensionari do të ketë vetë mirëmbajtjen e rrugës për 10 vjet, kështu që cilësia është absolutisht një nga kërkesat kryesore, por që dhe juve do tju duhet për vazhdimësinë. Shpresojmë të mbarojmë përpara afatit për t’ja dhënë shqiptarëve këtë arterie jashtëzakonisht të rëndësishme sa më parë në përdorim”, deklaroi ministrja Balluku.

Të mësuar me startin e pazakontë të saj duke “ndëshkuar” deri diku punën e paraardhësit Gjiknuri, kësaj here gruaja në krye të një sektori ku ligjin e bëjnë tenderat, hera-herës plot probleme, shfaqi “ok” me veprën dhe ecurinë e saj. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit