Ministrja e Drejtësisë në Liban jep dorëheqjen

Mos i humb

Ministrja e Drejtësisë në Liban, Marie Claude Najm ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e ka bërë me dije vet Maria në një deklaratë, ku tha se ajo kishte paraqitur dorëheqjen e saj nga qeveria, duke përmendur shpërthimin katastrofik në portin e Bejrutit.

“Jashtë bindjes time se qëndrimi në pushtet në këto kushte, pa ndryshime thelbësore në sistem, nuk do të çojë në reformën që ne kemi punuar për të arritur.”- ka thënë Najm.

Ajo i bëri thirrje pjesës tjetër të qeverisë të jepte dorëheqjen, duke shtuar se ajo kishte bërë presion për zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës që është krijuar në Liban.

Kujtojmë se deri më tani kanë dhënë dorëheqjen 9 deputetë të parlamentit libanez dhe sëbashku me Marian janë dorëhequr nga posti 3 ministra.

Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 158 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit