Ministrja Reshitaj kërkon rritje të buxhetit për mjedisin

Mos i humb

Në Konferencën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, përmendi problemet kryesore të mjedisit në Kosovë.

“Ndikimet negative, si ndërtimet pa kritere, përdorimi i teknologjive të vjetëruara, mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, menaxhimi i dobët i mbeturinave paraqesin problemet kryesore të mjedisit në Kosovë. Mjedisi është një fushë multidisiplinore, andaj kërkojmë që projektet mjedisore të kenë përkrahje dhe të rritet buxheti për mjedisin në Kosovë”.

Ministrja Reshitaj i bëri thirrje të gjithë spektrit politik që të punojnë bashkërisht për çështjet mjedisore.

“Nga komuniteti i donatorëve, sektori privat dhe shoqëria civile kërkoj mbështetje të vazhdueshme. Ne duhet t’i bashkojmë forcat që të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”.

Java për Zhvillim të Qëndrueshëm organizohet për herë të parë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Përfaqësuesen e Posaçme të Bashkimit Europian në Kosovë, Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID).

Përpos  ministres Reshitaj, në këtë ngjarje marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri i parë Behgjet Pacolli, Shefja  e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, , ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek, e shumë personalitete e ekspertë vendës e ndërkombëtarë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit