Ministrja serbe e Drejtësisë: Në janar do të nisë gjykimi për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Mos i humb

Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç tha të martën se beson se, aktakuza e parë nga Gjykata Speciale do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tha gjatë një vizite në Komisionin për Persona të Zhdukur se Serbia ka ofruar një dokumentacion të madh për Gjykatën Speciale dhe se askush nuk do të jetë në gjendje të thotë se Serbia nuk ka ofruar atë që është e nevojshme dhe se nuk ka prova për gjykime të tilla.

Sipas saj, Zyra e Prokurorit për Krime Lufte nisur punën e saj, mirë po problemi është se autoritetet gjyqësore serbe nuk janë në dispozicion për tu kyçur drejtë për drejte.

Prokuroria do të vazhdojë të punojë në këto raste, tha Kuboroviç , transmeton Indeksonline. Ajo në fjalimin e saj pretendon se viktimat serbe nuk morën drejtësi para Tribunalit të Hagës, duke e vlerësuar se ishte selektiv./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit