Ministrja serbe: S’ka anëtarësim në BE pa marrëveshje me Kosovën

Mos i humb

Ministrja e Integrimeve Europiane në Serbi, Jadranka Joksimoviç po e pranon se pa u arritur marrëveshja përfundimtare Prishtinë-Beograd, shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në BE.
Joksimoviç në një intervistë për Politiko theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy shteteve.

“Sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit kuadri negociues i BE-së është i qartë: Marrëveshja ligjërisht e detyrsueshme për normalizimin e raporteve, duhet të arrihet para anëtarësimit”, ka thënë ajo.

Kjo sipas saj po bëhet pasi Bashkimi Europian nuk ka interes që të bartë probleme, por ato duhet të zgjidhen fillimisht.

“Marrëveshjet duhet të zbatohen. Asociacioni është e rëndësishme dhe ende nuk po shohim diçka konkrete nga Prishtina”, theksoi Joksimoviç.

Bashkimi Europian vazhdimisht ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Fillimi i vitit 2019 është afati më optimal që të ndodhë një gjë e tillë, por krejt kjo varet nga interesimi i dy shteteve.

Thaçi e Vuçiç pritet të takohen përsëri gjatë muajit korrik./Kosova Psot/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit