Miratimi i Pakos së Ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, tejet i rëndësishëm për procesin e liberalizimit të vizave

Mos i humb

Shkup, me bashkëpunim policor ndërkombëtar konfiskohet 1 kg kokainë

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev, në një konferencë për media informoi për operacionin...

Kinë, ndërron jetë mjeku i tretë që trajtonte të infektuarit me koronavirus

Ka ndërruar jetë mjeku i tretë i infektuar me koronavirusin në Kinë, njoftuan mediat lokale, (AA). Mjeku i ndjerë...

Izrael, 7 vjet burg për ata që cenojnë karantinën mbi koronavirusin

Izraelitët që cenojnë karantinë të koronavirusit mund të përballen deri me shtatë vjet burg, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë, (AA).

Mensur Hoti emërohet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame, në Podujevë

Pas zgjedhjeve të mbajtura ditë më parë për anëtarët e rinj të Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës,...

Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e Agjendës së Reformave Europiane që dalin nga MSA.

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbajtur sot takimi i radhës i Nivelit të Lartë të Sundimit të Rendit dhe Ligjit, në të cilin takim është prezantuar progresi i Kosovës në këtë fushë si dhe të arriturat sa i përket pakos së ligjeve për Agjendën e Reformave Europiane.

Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e Agjendës së Reformave Europiane që dalin nga MSA, dhe vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të intensifikojnë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim.

Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen edhe me shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të aprovojnë ligjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian, pasi që Kosova është në fazën finale të procesit të liberalizimit të vizave.

Në këtë takim, po ashtu është biseduar edhe për rastet e shënjestruara, dhe pakon e ligjeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave, kodin penal, konfiskimin e pasurisë, mbrojtjen e informatorëve, duke mos lënë anash edhe të arriturat sa i përket Agjendës së Reformave Europiane, për të cilat është thënë se janë shënuar rezultate, por kërkohet që edhe më tutje të ketë dinamikë të shtuar.

Përfaqësuesit institucional ndërkaq, shprehën gatishmërinë dhe zotimet e tyre në përmbushjen e të gjitha obligimeve në këtë proces, sipas dinamikës së paraparë.

Të arriturat institucionale në këtë takim i paraqiti edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili vlerësoi se votimi i pakos së ligjeve në Kuvendin e Kosovës është jetik për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe e ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland,  përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos dhe Shefja e Misionit të USAID-it Lisa Magno./Kosova Post/

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Rritet bilanci/ Shkon në 79 numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali, ndalohet hyrja dhe dalja në disa qytete

Italia ka dhënë alarmin për koronavirusin. Fqinjët janë vendi më i prekur në Europë, ku tashmë është rritur numri i të prekurve...

Si ta ndalojmë Alexa-n që të mos regjistrojë bisedat private

E vetmja mënyrë për të ndaluar regjistrimin e Amazon Alexa në shtëpi është ta ndalni atë. Nëse nuk dëshironi...

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët Fjala është...

Kur jemi duke fjetur mund të mësojmë një gjuhë të huaj, e pohon shkenca

Ndërsa ne nuk mund të punojmë ose gatuajmë saktësisht në të njëjtën kohë, truri ynë është shumë aktiv teksa jemi në gjumë

Kaçamak me kërpudha

Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë… Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë! –...