Miratohen kërkimet pranë zonës së diskutueshme me Shqipërinë/ Greqia jep detin me konçesion

Mos i humb

Parlamenti grek miratoi me shumicë votash ratifikimin e 4 kontratave me 3 kompani, të cilat do të eksplorojnë dhe shfrytëzojnë hidrokarburet në kuadratin detar “Joni 2”, si dhe në zonat tokësore të Artës, Prevezës, Etoloanakarnanisë dhe Peloponezit veriperëndimor.

Kuadrati detar “Joni 2”, përfshin zonat ujore në perëndim të Korfuzit, për të cilën qeveria greke kishte nënshkruar kontratën me konsorciumet “Total”, “Edison” dhe “Hellenic Petrolium”.

Marrëveshja është ratifikuar mëe shumicë votash, ndërsa Agimi i Artë dhe Unioni i Qendrës kanë abstenuar.

Jorgos Stathakis, ministër i Energjitikës, ka deklaruar se me këtë ratifikim, Greqia hap një faqe të re në kapitullin e shfrytëzimit të hidrokarbureve dhe bën një hap të madh dhe të përbashkët me vendet e rajonit, si Qipro, Izraeli dhe Egjipti, që kanë bërë përparime të rëndësishme në këtë fushë.

Ai theksoi gjithashtu se, për herë të parë operojnë në vend, gjigantë të tillë si kompania franceze “Total” dhe ajo italiane “Edison”, ndërsa njëkohësisht, në kohë rekord përfundoi edhe procesi për kërkime në Kretë nga korporata amerikane “Exxon Mobil”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit