“Mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu, tha se mirëpresin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Melescanu, këto komente i bëri në konferencën për shtyp pas takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

“Mbështesim politikat e dyerve të hapura të NATO-s. Në drejtim të realizimit të këtij synimi mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, u shpreh ai.

Ai ndër të tjerat tërhoqi edhe vëmendjen në rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit Euroatlantik.

Rumunia është kryesuesi i radhës i Bashkimit Europian (BE).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit