Mish pule me salcë hurme

Mos i humb

Racion me mish i cili është ideal për raste solemne p.sh. në tryezën e iftarit me njerëzit e dashur

Përbërësit:

– 1.5 kg mish pule;
– 1 kube e vogël kerri;
– kripë;
– piper;
– 40 ml vaj;
– 1 qepë e kuqe;
– 2 speca të gjelbër;
– ¼ e litrit supë instant;
– 200 g oriz;
– 15 kokrra hurma;
– 1 gotë jogurt;
– 1 lugë e vogël xhelatinë;
– 3 lugë bademe të qëruara dhe të fërguara.

Përgatitja:

Mishin e pulës pastrojeni, lajeni dhe priteni në pjesë të vogla. Lëreni anash kofshët dhe krahët, ndërsa nga pjesa e mbetur hiqni eshtrat. Mishit qitni kripë, piper dhe kerry.

Në tigan nxehni vajin dhe qitni copat e mishit të pulës që të fërgohen derisa të skuqen nga të gjitha anët. Pastroni dhe pritni qepën dhe shtoni në mishin e pulës që edhe ai të fërgohet në zjarr të vogël.

Specat pastroni, lani dhe pritni në shirita të hollë. Shtojani mishit të pulës dhe gjysmë ore zieni në zjarr mesatar.

Mishin e gatshëm të pulës hiqen nga tigani dhe vendoseni në vend të ngrohtë. Kulloni supën në të cilën është zier, ndërsa xhelatinën tundeni në pak ujë, pastaj shtojani supës dhe duke e përzier vazhdimisht lëreni pak të vlojë derisa të bëhet e dendur.

Hurmave hiqjani bërthamat dhe ndani përgjysmë, qitni në salcë dhe përzieni në të gjitha këto jogurtin. Sipas shijes qitni kerri dhe kripë.

Salcën nxeheni mirë, por mos e lini të vlojë sërish. Orizin zieni në ujë të njelmët dhe kullojeni. Pastaj qiteni në enë në të cilën do ta shërbeni ushqimin, nëpër të radhisni copat e mishit dhe të gjithave qitjani sipër salcën.

Ju bëftë mirë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit