Misteri i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, shtohen hipotezat për një sulm terrorist

Mos i humb

Mbetet ende mister se si ndodhi shpërthimi në Liban pasditen e 4 gushtit, ku deri tani kanë humbur jetën 157 persona dhe u plagosën mbi 5,000 të tjerë. Deri më tani janë ngritur shumë pikëpytje nëse shëprthimi ishte një sulm apo ishte thjesht askident që ndodhi për shkak të shpërthimit të mbi 2,7 tonë të nitratit të natriumit.

Ndërkohë së fundmi një zyrtar libanez është shprehur për mediat se zjarri nuk ka nisur në depon e fishekzjarreve siç u tha më herët, por më parë ka shpërthyer një lëndë tjetër e më pas flakët u përhapën në të gjithë portin.

“Do të ishte naive për të përshkruar një shpërthim të tillë për shkak të fishekzjarreve,” tha Abbas Ibrahim për mediat e huaja.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se porti ku ndodhi shpërthimi, dyshohej se përdorej nga Irani për të fshehur arsenal armësh, ndërsa autoritetet izraelite kanë akuzuar më herët Libanin se në portin e Bejrutit po prodhoheshin raketa të cilat më pas do të ndaloheshin nga Jeruzalemi.

Fillimisht u tha se shpërthimi ndodhi nga 2750 tonë nitrat natriumi që u dogj në portin e Bejrutit. Sipas mediave nitratit ndodhej në zonë që në vitin 2013, në një anije që ishet në pronësi të një biznesmeni rus, i cili e kishte braktisur mjetin që prej asaj kohe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit