Ballina Ndryshe Misteri i Xhamisë që nuk shpjegohet dot -Studiuesit anglez mbeten me gojë...

Misteri i Xhamisë që nuk shpjegohet dot -Studiuesit anglez mbeten me gojë hapur

57
0

Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare që, edhe pse janë 3 kate të larta secila, mund të lëkunden me një shtytje të dorës së njeriut.

Studiues anglezë çmontuan njërën minare, por s’e zbuluan dot misterin, as e kthyen dot më në vend.

Por misteri nuk është vetëm ky. Pak sekonda, pasi është tundur njëra minare, nis të tundet tjetra edhe pa e prekur njeri.

Ajo që çudit shkencëtarët është se dy minaret nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, që të përcillen dridhjet. Veç kësaj, janë të ndërtuara vetëm me gurë.

Nuk kanë as çelik, as ndonjë material fleksibël.

Ekzistojnë dy xhami të tilla dhe besohet se tundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekuilibruar të gurëve me të cilët janë ndërtuar, por se si përçohen dridhjet nga njëra minare tek tjetra, ende nuk e shpjegon dot njeri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here