Misteri i Xhamisë që nuk shpjegohet dot -Studiuesit anglezë mbetën me gojë hapur

Mos i humb

Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare që, edhe pse janë 3 kate të larta secila, mund të lëkunden me një shtytje të dorës së njeriut. Studiues anglezë çmontuan njërën minare, por s’e zbuluan dot misterin, as e kthyen dot më në vend. Por misteri nuk është vetëm ky. Pak sekonda, pasi është tundur njëra minare, nis të tundet tjetra edhe pa e prekur njeri.

Ajo që çudit shkencëtarët është se dy minaret nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, që të përcillen dridhjet. Veç kësaj, janë të ndërtuara vetëm me gur. Nuk kanë as çelik, as ndonjë material fleksibël.Ekzistojnë dy xhami të tilla dhe besohet se tundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekuilibruar të gurëve me të cilët janë ndërtuar, por se si përçohen dridhjet nga njëra minare tek tjetra, ende nuk e shpjegon dot njeri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit