Ballina Kosova Mitchell ndez Serbinë: Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë

Mitchell ndez Serbinë: Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë

13
0
SHPËRNDAJE

Ndihmës sekretari i SHBA-së për Europë dhe Euroazi, Wess Mitchell i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin detyrimet e marra nga marrëveshjet e Brukselit.

Ai gjatë një konference për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj dhe se kjo nuk do të jetë kërcënim për Serbinë.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcat profesionale, të cilat do të merren me siguri, në të cilën do të përfshiheshin serbët kosovarë dhe askush nuk ka të drejtë t’ia ndalojë Kosovës të zhvillojë një strukturë të tillë”, tha Mitchell.

Ai tha se SHBA mbështet këtë të drejtë të Kosovës, por theksoi se për këtë është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here