Mjalti i akacies kundër inflamacioneve

Mos i humb

Mjalti është ushqim kalorik natyror, i cili përmban më shumë se 300 përbërës të dobishëm për trupin tonë. Ndikimi antibakterial i mjaltit është i ngjashëm me ndikimin e penicilinës. Mjalti përmban disa lloje të sheqernave, pastaj ka proteina, karbohidrate, aminoacide, enzime, vitamina (B-kompleks, C, A, E). Me përdorimin e rregullt të tij përmirësohet gjendja shëndetësore dhe vitaliteti i organizmit. Ekzistojnë disa lloje të mjaltit, ku më të njohurit janë: mjalti i livadhit, i luleve, i malit, pastaj i akacies, i blirit, i gështenjës, i lulediellit…

Çdo lloj i mjaltit ka veti të veçanta. Mjalti i blirit, p.sh. e rrit djersitjen, kurse mjalti i akacies ka veprim anti-inflamator. Mjalti me ngjyrë më të errët zakonisht është më i pasur me minerale, sesa mjalti me ngjyrë më të çelët. Që mjalti të jetë me të vërtetë i shëndetshëm, ai duhet të jetë tërësisht natyror dhe të jetë i kulluar në të ftohtë, pra jo të shkrihet. 

(Kosova Sot Online)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit