Mjedisi më i mirë, Zvicra në vendin e parë

Mos i humb

Sipas një renditje të Indeksit Botëror të Performancës mjedisore, Zvicra ndodhet në vendin e parë në botë për mjedis.

Indeksi i Performancës Mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në dy çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA.

Nënkategoritë e marra në konsideratë janë: cilësia e ajrit, uji, metalet e rënda, biodiversiteti, pyjet, peshqit, klima dhe energjia, ndotja e ajrit, burimet ujore dhe bujqësia, shkruan ‘Monitor’.

Klasifikimi sipas raportit, nxjerr Zvicrën në vend të parë në botë dhe Burundin të fundit, në mesin e 180 shteteve të studiuara.

Sipas raportit, në këtë tregues Shqipëria renditet i 89-ta në botë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit