Mjekësia tradicionale kineze: Çaji duhet të konsumohet sipas grupit të gjakut

Mos i humb

 

Çaji është një nga pijet më të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe më e këshilluara nga mjekësia popullore e jo vetëm. Por a keni menduar ndonjëherë që përzgjedhja e çajit nuk duhet të kufizohet vetëm nga menuja e lokalit ku e porosisni apo lloji që keni në shtëpi?

Në të vërtetë, sipas mjekësisë tradicionale kineze, çaji duhet përgjedhur në varësi të grupit të gjakut të personave që e konsumojnë.

Ja si duhet të jetë çaji juaj:

1.Grupi i gjakut A

Njerëzit të cilët kanë grupin e gjakut A, janë të prirur të vuajnë nga aciditeti i stomakut. Çajrat që rekomandohen për ta, janë të bazuara në xhenxhefil, xhinseng, çaj jeshil dhe Mate, i cili është i njohur si një zëvendësim për kafen. Një zgjedhje ideale e çajit për ta është gjithashtu një përzierje e xhinsengut dhe xhenxhefilit.

2.Grupi i gjakut 0

Personat që i përkasin grupit të gjakut 0, janë shumë emocionalë dhe analitikë. Janë të prirur për të vuajtur nga stresi dhe kanë vazhdimisht nivele të larta të kortizolit në organizëm. Çajrat më të mirë për ta janë ai jeshil, çaji i pastër me lule jasemini, një kombinim i jaseminit, vaniljes dhe kanellës, si dhe çaji i kamomilit.

3.Grupi i gjakut B

Njerëzit me grupin e gjakut B zakonisht kanë aktivitet metabolik të reduktuar, si rrjedhojë ata rrezikojnë të preken nga sëmundjet autoimune, shtimi në peshë, lodhja kronike dhe gjumi i parregullt. Ata kanë një sistem të qëndrueshëm, i cili ndihmon tretjen e ushqimit, por një mbrojtje të dobët kundër baktereve. Ata duhet të konsumojnë çaj me fruta pylli, çaj majdanozi, trumze dhe rozmarine.

4.Grupi i gjakut AB

Zgjedhja ideale e çajit për personat me grupin e gjakut AB është një përzierje e çajit jeshil dhe menexhikut. Për meshkujt me grupin e gjakut AB është veçanërisht e rekomanduar përzierja e hithrës dhe mentes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit