Mjekët nga Turqia shkëmbejnë përvoja me mjekët e Kosovës

Mos i humb

Sot ka nisur java e Shëndetësisë në mes Kosovës dhe Turqisë, ku kjo javë po shihet si mundësi që të përfitojnë edhe mjekët por edhe pacientët.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se është një javë shumë e mirë për shëndetësinë kosovare pasi që 26 mjekë nga Turqia kanë ardhur për të shkëmbyer përvojat e tyre mjekësore me mjekët kosovarë.

Sipas tij nga kjo javë përveç mjekësve dhe spitaleve në Kosovës më së shumti do përfitojnë pacientët.

“Kjo do jetë një mundësi e mirë që edhe pacientët tanë por edhe mjekët tanë do të jenë në gjendje të marrin nga përvoja e cila  është në Turqi kur dihet se Turqia 15-20 viteve të fundit ka bërë një reformë të madhe shëndetësore dhe ka investuar shumë në shëndetësi , prandaj kjo është arsyeja një javë si kjo është javë shumë e mirë…Përfitime nga këto do jenë të mëdha do jenë si tek pacientët tanë  do jenë edhe tek mjekët tanë dhe e rëndësishmja është se përfitimi nuk është i vetëm kësaj jave . Ato të cilat mësohen në sallat operative ose gjatë ekzaminimit ato mbesin tek mjekët tanë dhe vazhdojnë që përfitimet të merren edhe gjatë ditëve në vijim. Është pra një mënyrë e mirë që spitalet tona sa më shumë bashkëpunime të marrim praktika ndërkombëtare dhe ato t’i kthejmë në] praktika më të mira të Kosovës për trajtimin e pacientëve”, tha Ismajli.

Kurse, ambasadori i Turqisë në Kosovës, Çagri Sakar ka ofruar mbështetjen e vazhdueshme  për Kosovën jo vetëm në fushën e shëndetësisë.

Sipas tij në Kosovë gjatë kësaj javë po qëndrojnë ekspertë të shëndetësisë turke që do bëjnë kontrolle e operime mjekësore dhe trajtime të ndryshme.

“Ndërsa në kuadër të javës së shëndetësisë Kosovë Turqi e cila realizohet për të 6 herë me radhë delegacion i përbërë nga 20 doktorët më të mirë të vendit tonë përveç kontrolleve mjekësore do të realizojnë edhe operimet të veçanta dhe do të japin edhe trajnime për stafin mjekësor të spitaleve të Kosovës….Ne si shteti i Turqisë do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje tona për qëndruar përherë pranë shtetit tonë vëlla e mik Kosovë dhe zhvillimin në çdo fushë të Kosovës” , u shpreh ambasadori turk.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha se nga Java e Shëndetësisë në mes Kosovës dhe Shqipërisë do përfitojnë edhe pacientët,  por edhe stafi mjekësor i QKUK-së.

“Është mjaft i nevojshëm ky bashkëpunim për dy arsye e para është që pacientët do të përfitojnë shumë, pra grumbullimi i pacientëve që marrin shërbime shëndetësore krahas mjeteve dhe materialit të cilin e kanë sjellur ky ekip, e dyta është e dhe edukimi i cili është mjaftë i rëndësishëm  është një këmbim i përvojave dhe stafin shëndetësor që e kemi në Qendrën Universitare të Kosovës . Them edhe njëherë se ky mision në vazhdimësi i bashkëpunimit të shtetit Turk i shëndetësisë turke e cila ka kontribuar mjaftë në shëndetësinë kosovare”, tha ai.

Përfaqësuesi i mjekëve nga Turqia, Arif Cetik tha se ata si staf mjekësor janë këtu në kuadër të realizimit të marrëveshjes në sektorin e shëndetësisë në mes Kosovës dhe Turqisë e nënshkruar në vitin 2009 e cila parasheh edhe dërgimin e 100 pacientëve kosovar për shërim në Turqi.

“Në mes të Turqisë dhe Kosovës ekzistojnë marrëveshja në fushën e shëndetësisë e cila është nënshkruar që nga viti 2009 dhe në kuadër të kësaj marrëveshje në ndarjen e përvojave  ne jemi këtu në kuadër të një marrëveshje që përfshinë trajnimin e stafit mjekësor por edhe dërgimin e 100 pacientëve kosovar në Turqi për shërim dhe trajnim”, tha ai.

Gjatë Javës së Shëndetësisë, e cila do të mbahet nga data 17 deri 23 qershor, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Turqisë, Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respektive të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi ndërmjet dy shteteve. /KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit