Mjekët specialistë në rrethe, Rama: Deri në janar të 2019

Mos i humb

Mjekëve specialistë që i janë përgjigjur programit të sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale nuk do t’u duhet më të shkojnë në rrethe që nga janari i 201-tës, kur dhe do të përfundojnë 300 specializantët e parë.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndodhej në spitalin e Kukësit, ku mbikqyri nga afër funksionimin e këtij sistemi.

Sipas kryeministrit Rama, ky sistem patronazhimi ka ulur ndjeshëm fluksin e pacientëve drejt Tiranës.

“Do shkoj Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për specialistë, sepse deri në janar të 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë pastaj do vijnë mjekët specialistë që do të jenë full time çdo ditë. Pavarësisht nga ky fakt, të gjithë nevojat tashmë po përballohen dhe kjo është e rëndësishme. Të gjithë rastet kur mjekë specialist të nivelit tuaj të pranojnë të shkojnë në spitalet e tjera ku nuk ka specialiste ne do të japim një bonus plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kjo po funksionon dhe patronazhi gjithashtu se po ulet fluksi i njerëzve që vijnë në Tiranë. Në janar të 2019 do të dalin më në fund mjekët specializantë që plotësojnë të gjithë neovjat në të gjithë terrirotin”, u shpreh Rama.

Në statusin e tij të kronikës në ERTV Rama shkruan: “Në spitalin e Kukësit për të ndjekur programin e ri të patronazhimit të spitaleve rajonale të vendit, në një fazë të re të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe në pritje që në janar 2019, të integrohen në gjithë sistemin spitalor mjekët e rinj specialistë (ndërprerja e pashpjegueshme katërvjeçare e specializimeve në vitet 2009-2013 krijoi një situatë absurde mungesash për specialistë për 4 vitet e shkuara)”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit