Ballina Kosova Mobilizohen ministrat serbë, marrin urdhër për lobim urgjent kundër Kosovës

Mobilizohen ministrat serbë, marrin urdhër për lobim urgjent kundër Kosovës

17
0
SHPËRNDAJE

 

 

Serbia aktivizon gjithë ministrat e saj për lobim kundër Kosovës, tani ata kanë detyra të reja në këtë drejtim.

Ministrat serbë kanë dhënë udhëzime se nëpër takime me homologët e tyre të jashtëm të adresojnë sa më shumë problemet e Kosovës, e në veçanti të zhvillojnë sa më shumë takime me zyrtarët e vendeve të cilat janë gati ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Kjo masë është pjesë e ofensivës diplomatike të Serbisë që ka për qëllim zvogëlimin e numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën, transmeton lajmi.net.

Shumica e anëtarëve të Qeverisë serbe në mënyrë aktive kanë lobuar kundër Kosovës, mirëpo tani kanë rënë dakord të intensifikojnë veprimin dhe është nda një shumë e majme e fondeve për lobim.

Ndërsa, personi kryesorë që është super aktiv me planet e tij ndaj lobim kundër Kosovës, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq ka thënë se tani për tani Serbia nuk ka kontratë me asnjë agjenci lobuese, andej duhet një aktivizim urgjent për “provincën tonë jugore”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here