Moda nga burgu: vajza e El Chapo-s me një markë veshjeje!

Mos i humb

Emri i bosit më famëkeq të drogës nxjerr para edhe përmes një marke të modës.

Kështu, vajza e El Chapos ka prezantuar në Guadalahara një markë veshjesh që mban emrin e të atit. Linja përmban modele të ndryshme bluzash, kapelash, xhinse dhe veshje të tjera.

Përfaqësuesi i markës tregon se ajo me emrin e El Chapos tërhoqi vëmendjen për disa arsye; jo vetëm pse ka stil unik, por sepse ka shumë njerëz që e shohin stilin e tij të jetesës si diçka që ia vlen të kujtohet.

Bosi famëkeq i Sinaloas, Joaquin el Chapo Guzman, pret dënimin në Shtetet e Bashkuara, ku ai është ekstraduar. Por banorët në shtetin meksikan, kanë ndjenja të përziera për të; frikë dhe adhurim ndoshta në të njëjtën masë.

Shumëkush në Sinaloa beson se ai dhe partnerët e tij kanë ndërtuar rrugë, shkolla e kisha dhe ishin mirëbërës për rajonin e varfër dhe kaotik.

SHBA beson se Joaquin posedon afro 12 miliardë dollarë të fshehura nëpër Meksikë. Ai u bë posaçërisht i famshëm kur Forbes e renditi atë në 2011 si një nga njerëzit më të pasur të botës me një pasuri prej 11 miliardë dollarësh. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit