Modelet e reja të Iphone: Apple pritet që të njoftojë datën

Mos i humb

Shumica e ndjekësve të Apple-it presin që kompania të prezantoje një numër modelesh të iPhone ne 12 shtator si dhe një datë të lëshimit për sistemin e ardhshëm operativ iOS gjatë këtij eventi, te mbajtur në selinë qendrore të kompanisë, Apple Park.

Gjiganti i teknologjisë, sipas Bloomberg, mund të zgjerojë dizajnin dhe emërtimin e iPhone X në të gjithë linjën e tij të telefonëve, me më shumë madhësi, ngjyra dhe nivele çmimesh.

Apple Watch dhe Air Pods gjithashtu mund të marrin dhe ato një rifreskim. Kompania ndjek një ritëm te caktuar me njoftimet e saj për smartphonët, duke zbuluar një përmirësim të madh çdo vit, dhe përditësime të vogla.

Ne 2017-ten megjithatë ajo i anashkaloi këto përditesime me synimin të shënonte 10-vjetorin e pajisjes.

Në vend që të merrej me iPhone 7, kompania kaloi direkt tek iPhone 8 dhe iPhone X (10). Mbetet e paqartë se si do te vazhdoje Apple t’i emërtojë telefonat e saj celulare me kalimin e kohës. Koha e njoftimit është tashmë po aq e parashikueshme sa dhe eventi ne vetvete. Ne secilin prej 6 viteve te fundit, Apple ka organizuar një konferencë për shtyp në fillim të shtatorit për të njoftuar hedhjen ne treg te një iPhone të ri./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit